Haradinajt i mungojnë shumica e ministrave, dështon mbledhja e Qeverisë

04 maj 2018 | 14:53

Mbledhja e Qeverisë e paraparë të mbahet në orën 14:00, është shtyrë për të martën, për shkak të mungesës së shumicës së ministrave.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar lirimin nga detyra të ministrave që mungojnë në mbledhje të Qeverisë.

Dështimi i mbledhjeve te ekzekutivit për arsye të mungesës së ministrave është i rrallë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e shoqatave dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare…