Hardeni shkëlqen në fitoren e Houstonit, Toronto triumfon në shtesë

09 janar 2020 | 13:46

Skuadra e Houstonit e mposhti me rezultat 122-115 Atlantan. James Harden realizoi 41 pikë, 10 rebound e 10 asistime, në një ndeshje të dominuar nga ekipi teksan, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e Young për Atlanta.

Fitore në sekondat e fundit për Denverin, që mposhti me rezultat 107-106 Dallasin, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Donqiq realizoi 27 pikë e 10 asistime për Dallasin, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Denverin u dallua Jokiq, autor i 33 pikëve.

Rikthehet te fitorja ekipi i Milwaukee, që mundi me rezultat 107-98 nënkampionët e Golden State. Tjetër ndeshje e mirë e Antetokounmpo, që realizoi 30 pikë e 13 rebound. Fiton edhe ekipi i San Antonios, që mundi 129-114 Boston, sfidë e dominuar nga Spurs, ku u dallua DeRozan me 30 pikë. Miami mposhti 122-108 Indiana, takim ku diferencën në fushë për ekipin nga Florida e bëri Herro me 19 pikë.

Pas kohës shtesë fiton skuadra kampione e Torontos, që e mposhti me rezultat 112-110 Charlotte, sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekipi e herë tjetri. Ibaka e Davis realizoi secili nga 23 pikë e 11 rebound për kanadezët. Fitore të lehtë korri skuadra e New Orleans, që e mposhti me rezultat 123-108 Chicagon, takim ku shkëlqeu Ingram me 29 pikë e 11 asistime, ndërsa Utah Jazz fitoi me rezultat128-104 ndaj New York (Bogdanoviq 20 pikë). /Telesport/

Rezultatet

Boston – San Antonio             114-129
Charlotte – Toronto                110-112
Indiana – Miami                      108-122
Atlanta – Houston                   115-122
Dallas – Denver                        106-107
New Orleans – Chicago           123-108
Utah Jazz – New York             128-104
Golden State – Milwaukee     98-107

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, e cila është deputetja…