Harroi mikrofonin ndezur, Varhelyi i quan ‘idiotë’ anëtarët e Parlamentit Evropian

15 shkurt 2023 | 16:20

Oliver Varhelyi, komisionari i Bashkimit Evropian (BE), përgjegjës për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit, shkaktoi një skandal në Parlamentin Evropian. Sipas mediave të huaja, pas njërës prej përgjigjeve të tij drejtuar një eurodeputeti kroat, mikrofoni i tij aksidentalisht mbeti i ndezur.

Dhe si pasojë, të gjithë mund të dëgjonin se si ai i etiketoi eurodeputetët në hungarisht. Komisionari i BE-së u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të Parlamentit Evropian në lidhje me zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Varhelyi i është përgjigjur një pyetjeje të eurodeputetit kroat Tomislav Sokol dhe pasi u ul në vendin e tij, harroi mikrofonin të ndezur dhe tha: “Sa idiotë të tjerë ka?”, me sa duket duke iu referuar eurodeputetëve të tjerë.

Kështu, ai ka nxitur reagime deri në kërkesën që ai duhet të japë dorëheqjen menjëherë, duke bërë thirrje që Ursula von der Leyen, kryetarja e Komisionit Evropian ta shkarkojë atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar personi që e ka shkaktuar aksidentin në Arllat,…