Harry Styles, producent i komedisë për “One Direction”

18 maj 2018 | 11:08

Harry Styles do të jetë producenti ekzekutiv i një komedie të re e cila bazohet në ditët e hershme të bendit “One Direction”.

Me titullin “Happy Together” ky projekt do të lansohet në transmetuesin amerikan CBS. Damon Wayans Jr dhe Amber Stevens West do të luajnë një çift të martuar, jetët e të cilëve do të ndryshojnë tërësisht kur me ta vjen të jetojë një yll i ri i muzikës pop. Në rolin e yllit në rritje do të shfaqet 24-vjeçari, aktor i filmit “Neighbours”, Felix Mallard.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja Crissy Teigen solli në jetë fëmijën e dytë me…