Harti transferohet te Burnley

07 gusht 2018 | 17:03

Portieri Joe Hart edhe zyrtarisht është larguar nga Manchester City.

Pas dy viteve të kaluara në huazim, fillimisht te Torino e më pas te West Hami, Joe Hart largohet përfundimisht nga City, pasi ka nënshkruar me skuadrën e Burnley. Për 31-vjeçarin, Burnley ka paguar rreth katër milionë euro, derisa Hart ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me këtë klub.

Ish-reprezentuesi anglez ka qenë pjesë e Cityt për 12 vite, po ardhja e Pep Guardiolas ka bërë që ai të largohet nga kampionët e Anglisë. Me “Citizens”, Hart ka fituar dy herë Premier Ligën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përjashtimi i Valon Behrami është lajmi i ditës në medien…