Hartohet Strategjia e Rinisë së kryeqytetit 2026 – 2034

15 prill 2026 | 14:33

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar është hartuar Strategjia e Rinisë 2026-2034, e shoqëruar me plan veprimi katërvjeçar.

Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se kjo strategji është ndërtuar mbi pesë shtylla kryesore.

Sipas tij, strategjia përfshin indikatorë të matshëm dhe buxhet të planifikuar, në përputhje me objektivat ndërkombëtare. “Është hartuar Strategjia e Rinisë 2026-2034, e shoqëruar me plan veprimi 4-vjeçar, e ndërtuar mbi 5 shtylla kryesore: Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje; Fuqizimi ekonomik dhe ndërmarrësia; Edukimi joformal dhe inovacioni; Hapësirat dhe qendrat rinore; Mirëqenia, shëndeti mendor dhe vullnetarizmi. Strategjia përfshin indikatorë të matshëm dhe buxhet të planifikuar, në përputhje me objektivat ndërkombëtare. Po ashtu, për rreth 8 vite kanë qenë jofunksionale Këshilli Lokal Rinor dhe qendrat rinore. Hapat e radhës: Riaktivizimi i Këshillit Lokal Rinor; Krijimi i platformës digjitale ‘Prishtina Youth’ për angazhimin e të rinjve. Të rinjtë janë potenciali më i madh i qytetit tonë është koha t’u japim hapësirën dhe mbështetjen që meritojnë”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit e Kosovës (FFK) Agim Ademi,…