Hasani: Dhjetë vjet më parë u krijua identiteti i shtetit të Kosovës

09 prill 2018 | 20:36

Dhjetë vjet më parë u krijua identiteti i shtetit të Kosovës. Kështu ka thënë me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në rrjetin social “Facebook”, ministri Hasani ka thënë se sot dhjetë vjet më parë u kurorëzuan përpjekjet shekullore të popullit të Kosovës për krijimin edhe de jure të shtetit.

Ai me këtë rast ka uruar të gjithë qytetarët.

“Pikërisht më 9 prill 2008, sot dhjetë vjet më parë u kurorëzuan përpjekjet shekullore të popullit të Kosovës për krijimin edhe de jure të shtetit. Sot dhjetë vjet u krijua identiteti i shtetit. Urime dhjetë vjet të Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar ministri Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, ka…