Hasani: Duke e mbrojtur prodhuesin ndihmojmë në zhvillimin ekonomik të vendit

27 shtator 2019 | 21:27

Bajram Hasani, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë se duke e mbrojtur prodhuesit vendorë ndihmohet zhvillimi ekonomik.

Ai këtë e ka thënë në një takim me banorët e fshatrave Pogragjë, Bilinicë e Llovcë.

Hasani ka marrë vlerësime nga banorët për vendimet në të mirë të prodhuesve vendor.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Bashkë me disa nga kolegët e koalicionit AAK-PSD, sonte vizituam fshatrat Pogragjë, Bilinicë e Llovcë.

Entuziazmi i fitores së koalicionit tonë, po shihet kudo që po shkojmë.

Me qytetarët e këtyre fshatrave, biseduam për shumë tema, por fokusi kryesor ishte zhvillimi ekonomik.

Gjatë këtij takimi qytetarët e velerësuan punën time si ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Folëm për vendimet me të cilat e ndihmuam prodhuesin tonë si vendimi për masat mbrojtëse për miellin, qumështin, pemët e perimet e që në fund kulmuan me vendimin e kryeministrit Haradinaj për taksë 100 %.

Vetëm duke e dashur dhe mbrojtur prodhuesin e vendit, ndihmojmë zhvillimin ekonomik.

Ne do të vazhdojmë me vendime edhe më të mira që ndikojnë te prodhuesit e konsumatorët.

Na priftë e mbara

119 AAK-PSD

1 Ramush Haradinaj

31 Bajram Hasani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli përballjen e radhës në Serinë A do ta zhvillojë…