Vendos Ancelotti, Hysaj titullar ndaj Brescias

27 shtator 2019 | 21:19

Napoli përballjen e radhës në Serinë A do ta zhvillojë ditën e diel kundër Brescias, kurse Carlo Ancelotti pritet të bëjë ndryshime në formacion. Mediet italiane shohin si mundësi hedhjen në fushën e lojës që nga minuta e parë të mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj.

Ky i fundit nuk ka gjetur hapësira te napoletanët duke qëndruar në stol për pjesën më të madhe të kohës, por duket se trajneri i Napolit ka vendosur të ndryshojë diçka.

Por trajneri i njohur italian kërkon ta shohë mbrojtësin kuqezi në fushë për herë të parë pas asaj ndeshje pozitive që zhvilloi me Kombëtaren e Shqipërisë ndaj Islandës, në të cilën arriti ta gjente edhe rrugën e rrjetës. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për shkodranin, në mënyrë që të tregojë në fushën e blertë se meriton më tepër dhe t’i forcojë pozitat e tij në klubin e Napolit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Nigerisë thotë se ka shpëtuar rreth 500 burra…