Hasani emërohet anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të FICTS-it

18 janar 2021 | 17:56

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, është përzgjedhur anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Festivalit Ndërkombëtar të Federatës Ndërkombëtare të Kinemasë Televizive Sportive (FICTS).

Pjesë e këtij komisioni janë anëtarë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të Komiteteve Olimpike Kombëtare, anëtarë të Federatave Kombëtare për Kinemanë Sportive, etj.

KOK u bë anëtar i FICTS në nëntor të vitit 2019, kurse vitin e kaluar organizoi Festivalin e parë Ndërkombëtar të Filmit Sportiv, me ç’rast shtatë filma dhe dokumentarë sportivë të Kosovës u prezantuan në Kampionatin Botëror të Filmit Sportiv 2020, ku dokumentari “Beyond the Dream”, kushtuar atletit Muhamet Ramadani fitoi çmimin “Mention D’Honneur” për Sportet Individuale.

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, janë anëtarë edhe të Komisioneve tjera ndërkombëtare.

Presidenti Hasani prej vitit 2018 është edhe anëtar i Komisionit të Komitetit Olimpik Evropian (KOE) për Lojërat Olimpike, ndërsa sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, është anëtar i Komisionit të KOE-së për Barazinë Gjinore në Sport.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kovid pasaportat do të përdoren nga marsi, dhe nuk mund…