Hasani: Mund të fitojmë medalje në ‘Tokyo 2020’

18 nëntor 2019 | 11:24

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, për “KosovaPress” ka folur për 19 sportistët e zgjedhur për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ai ka thënë se të gjithë sportistët që kanë arritur normën vijnë nga xhudoja, por presin edhe disa të tjerë nga karateja dhe boksi. “19 sportistët janë sportistë të Komitetit Olimpik të Kosovës, sportistët më të mirë në një periudhë të caktuar kohore, që ata në vijim t’i tregojnë rezultatet të cilat i dërgojnë drejt fitimit të normës olimpike, respektivisht përmirësimit të performancës së tyre në vijim. Deri më tash i kemi 19 sportistë, pesë norma olimpike, të gjitha vijnë nga xhudoja dhe presim që të kemi diçka edhe nga karateja dhe boksi, por mund të na befasojë edhe ndonjë sport tjetër”, ka thënë Hasani, i cili ka shtuar se të gjithë sportistët që luajnë kanë gjasa për t’u rikthyer në ‘shtëpi’ me medalje. “Ata që realisht e arrijnë normën olimpike nënkupton që janë në mesin e 14-18 më të mirëve në botë, që me një fitore hyjnë në mesin e tetëve, ndërsa fitorja tjetër i afron te medalja dhe nga të gjithë kemi pritshmëri që nëse janë në normë olimpike, gjasat i kanë reale për të fituar medalje, por konkurrenca është e jashtëzakonshme në tërë botën”, ka shtuar ai.

Në fund kryetari i KOK-ut foli edhe për disiplinat e reja që kanë mundësi për ta fituar pjesëmarrjen në lojërat olimpike. “Në lojërat olimpike udhëtojnë vetëm ata që arrijnë normën olimpike dhe janë disa të cilët janë afër normave olimpike. Sidoqoftë, ne i inkurajomë të punojnë sa më shumë që është e mundur, në mënyrë që ose ta arrijnë normën olimpike ose të ftohen për pjesëmarrje”, ka përfunduar Hasani.

Lista e 19 sportistëve

Majlinda Kelmendi           (xhudo)       1000 dollarë në muaj
Nora Gjakova                     (xhudo)       700
Herolind Nishevci             (karate)        600
Distria Krasniqi                 (xhudo)       500
Donjeta Sadiku                  (boks)         500
Orges Arifi                          (karate)        350
Alvin Karaqi                       (karate)        350
Akil Gjakova                      (xhudo)       350
Loriana Kuka                     (xhudo)       250
Musa Hajdari                    (atletikë)       250
Astrit Kryeziu                    (atletikë)       250
Vijona Kryeziu                   (atletikë)       250
Urata Rama                        (shenjëtari)   250
Dasar Xhambazi                (not)            250
Flaka Pruthi-Fjorda Shabani (not)        250
Atdhe Luzhnica                  (shigjetari)    250
Edon Shala                          (mundje)      250
Fortesa Orana                     (karate)        250
Drilon Ibrahimi                  (shenjëtari)   250

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e Hollywoodit, Halle Barr, ka hedhur akuza të rënda…