Hasani në Paris, pjesë e konferencës për zhvillimin e sektorit privat

24 prill 2018 | 17:03

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, është duke qëndruar në Francë ku po merr pjesë në konferencën “Konkurrueshmëria dhe zhvillimi i sektorit privat” në të cilën po marrin pjesë ministra nga vende të ndryshme të Evropës juglindore.

I shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Paris, Qëndrim Gashi, Hasani në këtë konferencë ka falënderuar Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe organizatorët e kësaj konference për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Hasani ka thënë që rekomandimet që merr Kosova nga organizata të huaja, siç është OECD-ja përmes studimeve të ndryshme, pjesëmarrjes në trajnime dhe punëtori të ndryshme të organizuara nga këto institucione.

Po ashtu, ai ka përmendur lehtësirat që kanë ardhur nga CEFTA, e të cilat sipas tij kanë mbështetur liberalizimin e tregtisë për mallra dhe shërbime në rajon.

“Sa i përket tregtisë, vlen të përmendet mbështetja e OECD-së u dha vendeve të CEFTA-s për të na ndihmuar në liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë në rajonin tonë. Në veçanti, seritë e çështjeve të CEFTA-s, të cilat trajtuan çështje shumë të rëndësishme në fushën e tregtisë, siç janë eliminimi i barrierave jo-tarifore, integrimi i tregtisë, hyrjet e IHD-ve, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe kështu me radhë, kanë provuar të jenë shumë të dobishme për sa i përket eliminimin e barrierave jo-tarifore dhe mbështetjen e liberalizimit të tregtisë për mallra dhe shërbime në rajonin tonë. Një analizë e tillë na ndihmoi të kuptojmë se ku është bërë progres dhe ku duhet bërë më shumë punë”, ka thënë Hasani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës që morën pjesë në arrestimin…