Hasani: Të dënohen krimet e luftës në Ukrainë

26 shkurt 2024 | 15:58

Teksa Shqipëria për pak ditë do të organizojë Samitin për Ukrainën, ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, në sesionin e 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, ka bërë thirrje të merren masa për të dënuar krimet e luftës nga Rusia.

“Autorët e këtyre krimeve duhet të mbajnë përgjegjësi. Ne mbështesim plotësisht mandatin e Komisionit Hetimor dhe si anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut do të punojmë fort, së bashku me partnerët, aleatët dhe vendet të njëmendta drejt arritjes së objektivit për të vënë para drejtësisë autorët”, ka thënë ai.

Hasani ka thënë se edhe samiti në Tiranë do të ketë këtë fokus.

“Më 28 shkurt do të presim në Tiranë, Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore, për të mbështetur Ukrainën dhe për të denoncuar këtë agresion të paligjshëm dhe krimet që ka sjellë ai, sepse duke vepruar kështu, ne në fakt po luftojmë për të drejtat e njeriut dhe sistemin e bazuar në rregulla”, ka thënë Hasani.

Si anëtare e këtij Këshilli, Shqipëria është zotuar të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës dhe për t’i rikthyer të drejtat popullit të saj. /Klan News/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në karrierën e tij ka veshur fanellat e Bayern Munich,…