Nga kampion i botës te ‘mbreti i qebapëve’, historia e pabesueshme e Podolskit

26 shkurt 2024 | 15:55

Në karrierën e tij ka veshur fanellat e Bayern Munich, Arsenal, Inter dhe Galatasaray, ndër të tjera. Fitoi një Kupë Bote, duke grumbulluar 130 paraqitje dhe 49 gola me kombëtaren gjermane.

Lista e tij e arritjeve përfshin gjithashtu një titull lige dhe disa kupa kombëtare.

Lukas Podolski është një nga futbollistët më të njohur, ende aktiv. Ai luan në kampionatin polak me Gornik Zabrze. Por sot, më shumë se për bëmat e tij në fushë, sulmuesi mbahet mend për fitimet e pabesueshme që siguroi me aktivitetin e ri jo si futbollist.

Lucas Podolsky me të vërtetë është transformuar në “mbretin e qebapëve”. Sipas asaj që ka publikuar “The Sun”, ai ka arritur ta rrisë llogarinë bankare me mbi 207 milionë euro. Në vitin 2017, vetëm dy vite pasi u largua nga Arsenali, polako-gjermani krijoi markën e tij të akullores “Ice Cream United”.

Gjithsesi, “bumi” i vërtetë erdhi vitin e ardhshëm, kur hapi restorantin e tij të parë të qebapëve, të cilin e quajti “Mangal Doner”. Në vetëm pak vite, marka është zgjeruar në të gjithë Gjermaninë me hapjen e 30 restoranteve.

“Nëse porosit një menu në McDonald’s, paguan aq sa në restorantet e mia, – janë fjalët e cituara nga Podolsi për gazeta “Marca”. – Ose paguan edhe më shumë. Megjithatë, ushqimi i tyre është katrahurë, i yni shumë cilësor”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maria Pevchikh, ndihmësja e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, ka…