Haxhi Avdyli i reagon Isa Mustafës: I pafytyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon

23 qershor 2022 | 19:45

Deputeti i Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli i ka reaguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës duke e quajtur të pafytyrë.

Mustafa i kishte reaguar Presidentes së vendit Vjosa Osmani për liberalizimin e vizave duke i kërkuar që të mbyllë gojën për këtë temë.

Ndërsa Avdyli për këtë deklaratë ka shkruar se Mustafa mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në.

“I paftyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon. Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili. Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për asociacion. Sot që Kosova ishte  në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK”, ka shkruar Avdyli.

Postimi i plotë:

I paftyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon.

Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili.

Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për asociacion.

Sot që Kosova ishte  në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK.

Prandaj meritë pse Kosova ishte Eldorado ku vidheshin dhoma e dëshmive, miliona nga thesari, keqpërdorime  e tenderomani të përditshme e bënë Evropën ti mohoj Kosovës liberalizimin.

Prandaj për fund pse Kosova ishte në fund të pusit në shumë sektorë, njëri ndër gërmuesit më të medhenj të atij pusi e ka emrin Isa Mustafa.

Por ditë të mira po vijnë për Kosovën, pa dyshim, por penzioneri idhnak ska për të bërë lum.

KOSOVA çdo ditë po bën hapa përpara për të dalur nga pusi i Isa Mustafës dhe partisë besnike të tij PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i PDK-së, Kushtrim Shkodra, ka vizituar sot në Hagë…