Haxhi Avdyli: LDK-së i duhen më shumë Antona e më pak Isa
Kandidati për deputet Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj disa zyrtarëve të LDK-së, të cilët po thonë se Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli nuk do të marrin vota jashtë LDK-së.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se: “Sondazhet flasin për ardhje të votuesve tanë me ne. Rritja e Listës sonë të përbashkët mbi 54%,nuk po vije nga kinezët por nga ish votuesit e LDK-së e partive tjera”.
Ish-deputeti Avdyli ka thënë se LDK-së i duhen më shumë Antona e më pak Isa.
Postimi i plotë i tij:
Kolegu im Anton Quni, e kolegë tjerë nëpër TV e gjetiu, po na mbajnë gajlen që ne sdo marrim vota të mjaftueshme jashtë LDK-së. Nëse mua më duhet me zgjedh mes opsionit të zgjidhem njëri nga 30 deputetët, apo të mos zgjidhem nga 60 deputetët fitues, parapëlqej të dytën. Në politikë nuk kam qenë dhe sjam për një pagë, por për një ndryshim të gjendjes së mjerueshme që e kanë sjellë politikanët e 3% dhe “Vendlindjes thërret”. Sondazhet flasin për ardhje të votuesve tanë me ne. Rritja e Listës sonë të përbashkët mbi 54%,nuk po vie nga kinezët por nga ish votuesit e LDK-së e partive tjera. Falenderoj secilin që sna latë vetë asnjëherë e jeni me ne kudo. Përndryshe mikut tim Anton sinqerisht i uroj suksese në zgjedhje, dhe mendoj që LDK-së i duhen më shumë Antona e më pak Isa. Antoni atë që mendon e thotë e Isa e gjuan gurin e fshef dorën.



