‘Haxhi Zeka’ mbështet Programin Nacional për Rininë

12 shkurt 2019 | 10:44

Me qëllim të realizimit të Programit Nacional për Rininë edhe për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, koordinatori Nacional për Kulturë Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e këtij universiteti, Fadil Millaku.

Hoti ka thënë se ky program mundëson pjesëmarrjen e të gjithë studentëve të Republikës së Kosovës pa dallim. Ai ka kërkuar mbështetje nga rektori Millaku për studentë vullnetarë për të vëzhguar procesin e garës.

“Programi Nacional për Rininë parasheh përfshirjen e rreth 110 000 studentëve nga të gjitha universitet dhe kolegjet e Kosovës në garën e sportit dhe kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik. Studentët do të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë e veta sportive dhe kreative përmes këtyre garave dhe më të mirët e këtyre fushave do të shpërblehen. Kërkoj mbështetjen e juaj për studentët vullnetarë për të vëzhguar procesin e garës pasi që, mendja më e pakorruptuar dhe më e pastër e shoqërisë është studenti”, ka thënë Hoti.

Nga ana e tij, Millaku e ka garantuar Hotin për mbështetjen e programit në fjalë, duke thënë se pret që të jetë një projekt i suksesshëm.

“Për fat të keq në vitet para lufte ka pasur shumë më shumë gara se sa që mbahen tash. Jam shumë i lumtur që një program eksluziv për garën do të zhvillohet këtë vit. Studentët dhe nxënësit kanë nevojë për aktivitete të tilla sepse i largon ata nga dukuritë negative dhe ndihmon shumë në socializimin mes nxënësve dhe studentëve”, ka thënë Millaku.

Kjo marrëveshje përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me përfshirjen e studentëve në garat e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe të sportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e…