Haxhiu: Arrestimi i aktivistëve dhe deputetes Bogujevci, i papranueshëm

17 gusht 2018 | 14:54

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar kundër arrestimit të disa aktivistëve dhe deputetes se kësaj lëvizje, Saranda Bogujevci për shkak të realizimit të një aksioni simbolik para stacionit qendror të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Ajo ka thënë se arrestimi i aktivistëve dhe deputetes Bogujevci është i papranueshëm.

“Kur institucionet janë në gjumë dhe nuk reagojnë karshi raportimeve për dhunën në familje, aksionet simbolike bëhen të domosdoshme për t’i zgjuar nga gjumi ata që kanë për detyrë të mbrojnë jetët e vajzave, grave, fëmijëve! Arrestimi i aktivistëve dhe deputetes Saranda Bogujevci është i papranueshëm dhe ka për tendencë mbylljen e gojës karshi vrasjeve të vajzave e grave! Ne do të vazhdojmë me aksione të tilla e të ngjashme deri sa të ketë reagim të menjëhershëm karshi dhunës ndaj grave! Liri për të arrestuarit! Drejtësi për gratë që janë vrarë! Dënim kriminelëve!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alessandra Ambrosio është ndarë nga i fejuari i saj, Jamie…