Haxhiu: Deklarimet e Thaçit presion i drejtpërdrejt mbi Gjykatën Kushtetuese

26 maj 2020 | 23:50

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, në Interkativ të KTV-së ka thënë se deklarimet e presidentit Hashim Thaçi janë presion i drejtpërdrejt mbi Gjykatën Kushtetuese.

“Prej momentit kur kemi dërguar dekretin jokushtetues të presidentit në Gjykatën Kushtetuese edhe këto debatet lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kanë qenë të shprehura edhe në opinionin publik dhe në këtë drejtim nuk kanë munguar as akuzat e qëllimta të presidentit Thaçi ndaj kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes, madje edhe sot ku prapavije e kishte nga Oda Ekonomike presidenti zgjedhe pikërisht Vetëvendosjen dhe Kurtin për ta quajtur grup kriminal. Duket që i njëjti është në panik, ka humbur toruan dhe është interesante është e qartë se ka njëfarë frustrimi, shqetësimi që nuk e di se për çfarë arsye i vjen. Është shqetësuese sepse është president i vendit”, ka thënë ajo.

Për të janë shqetësuese këto deklarata pasi vijnë nga presidenti, që do të duhej të kishte qëndrime neutrale.

Ajo ka thënë se Thaçi është i vetëdijshëm për rënien e popullaritetit, derisa ka theksuar se deklarimet e presidentit janë presion i drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese.

“Thaçi ka një shqetësim të tillë dhe duket se është i vetëdijshëm për humbjen e mbështetjes së qytetarëve të Kosovës. Pakrahasimisht ai ka mbështetje të ulët dhe në anën tjetër i njëjti ka pasur përpjekje të shumta, së pari për ta shpallur atë gjendjen e jashtëzakonshme ku dështoi, tendencë për të bërë puq, nxitja e tensioneve në veri, thirrja për rezistencë. Dhe me orkestrimin e tij për ta rrëzuar Qeverinë. Deklaratat e tilla janë të papranueshme dhe konsideroj se janë presion i drejtpërdrejt mbi Gjykatën Kushtetuese dhe padyshim që flasin shumë deklaratat e tij se çfarë përfaqëson ai”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilaçi i quajtur, remdesivir, që besohet se zvogëlon kohën e…