Haxhiu: Deputetët e opozitës janë në zyrat e tyre, i ftoj të vijnë
27 prill 2026
| 21:18
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar deputetët e partive opozitare që t’iu bashkohen në seancën e jashtëzakonshme për çështjen e presidentit ku janë dy kandidate për presidente.
Haxhiu tha se kanë informacion që ata gjenden në zyrat e tyre brenda hapësirës së Kuvendit.
“Ndërkohë presim që deputetët që nuk janë të pranishëm në këtë seancë të na bashkohen. I ftoj grupet parlamentare që nuk janë të pranishme në këtë seancë që të vijnë. Sipas informacioneve që kemi ata janë në zyrat e tyre andaj i ftojmë të vijnë e të na bashkohen”, ka thënë Haxhiu.
Më pas është lexuar biografia e dy kandidateve për presidente, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.



