Haxhiu dhe Fries diskutojnë për vetingun
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar të martën me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Charles Fries, shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, shefin e EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark dhe përfaqësues të tjerë.
Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu foli për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, me theks të veçantë reformën në drejtësi, çështjen e vetingut dhe ndryshimet e nevojshme ligjore si dhe adresimin e luftës kundër dhunës në familje dhe trajtimin e krimeve të luftës.
Ministrja Haxhiu vlerësoi lartë bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë me mekanizmat e BE-së dhe misionin e EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit.
Në këtë takim, është diskutuar edhe për situatën e krijuar së fundmi në veri të Mitrovicës pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit ku u zgjodhën katër kryetarë të rinj shqiptarë.



