Haxhiu dhe shefi i EULEX-it diskutojnë për vetingun në sistemin e drejtësisë

29 janar 2024 | 16:18

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Haxhiu dhe shefi i EULEX-it kanë diskutuar lidhur me proceset dhe të arriturat e deri tashme të Ministrisë së Drejtësisë, në sundimin e ligjit dhe reformave të tjera.

“Reforma në drejtësi, vetingu, dhe adresimi i dhunës në familje ishin tema të cilat u trajtuan në këtë takim. Të dy palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tej në këto fusha të rëndësishme”, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia dhe Rusia kanë hapur dyert për një bashkëpunim tjetër…