Haxhiu: Është hera e dytë që Osmani tregon mosbesim ndaj mjekëve të QKUK-së

03 nëntor 2022 | 16:55

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj raportimeve në media për operimin e presidentes Vjosa Osmani në një spital privat.

Haxhiu ka thënë se kjo është hera e dytë që Osmani tregon mosbesim ndaj mjekëve të QKUK-së.

“Koalicioni i shpresës, bartësja e listës zgjedhore me 14.02.2021 e cila fitoi 50.24% presidentja e Kosovës , nuk ‘guxon’ me ia besuar operimin, pra jetën e saj mjekëve tonë në sektorin publik.  Ajo zgjedh të operohet në sektorin privat. Është hera e dytë që presidentja Osmani tregon mosbesim ndaj mjekëve tonë në sektorin publik, të cilët kryejnë me dhjetëra operacione edhe me të komplikuara. Në të ardhmen mund ta shohim presidenten tek e viziton ShSKUK sa për marketing politik, por me çfarë ndërgjegje kur nuk u beson profesionistëve shëndetësor që paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës. Nuk është problem fatura e operacionit, brengosëse është se faturën e mashtrimit, keq qeverisjes dhe keqpërdorimeve në shëndetësi po e paguajnë qytetarët e Kosovës! Shërim të shpejtë, Vjosë! Presidentja e besueshme do të operohej në ShSKUK”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari kosovar, Kosovë Gjoci, është përlotur teksa ka raportuar për…