Haxhiu flet për postet: Kurti do të jetë kryeministër

01 mars 2021 | 23:45

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se ende nuk janë ndarë përgjegjësitë brenda Vetëvendosjes. Ajo thekson se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Haxhiu tha se brenda kësaj jave ose javën tjetër do t’i ndajnë përgjegjësitë.

E pyetur se a do të jetë sërish ministre e Drejtësisë, Haxhiu tha se do të jetë aty ky Vetëvendosja e sheh si të rëndësishme.

“Albin Kurti do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Ende s’është që i kemi ndarë përgjegjësitë, besoj se brenda kësaj jave ose javës tjetër varësisht kur do të certifikohen rezultatet e zgjedhjve. Por besoj që gjatë ditëve në vijim do t’i ndajmë përgjegjësitë brenda organizatës tonë”, tha Haxhiu ne T7.

“Ajo që dihet tashmë është se Albin Kurti do të jetë kryeministëri i ardhshëm i Kosovës, për këtë jo vetëm që Vetëvendosja e ka pasur si propozim por edhe qytetarët me rezultatin e zgjedhjeve kanë dëshmuar që e duan që Albin Kurti të jetë kryeministër i Kosovës. Nuk është që i kemi ndarë përgjegjësitë unë do të jem aty ku Vetëvendosja e sheh të rëndësishme”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompozitori i njohur shqiptar Agim Krajka është shuar në moshën…