Ish-ushtari i UÇK-së, Jahir Morina, apel shqiptarëve pas protestave në Tiranë: Mos bini pre e politikave ruso-kineze

22 qershor 2026 | 10:16

Ish-ushtari i UÇK-së, Jahir Morina – Gipa, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e, siç i quan ai, politikave dhe ndikimeve serbo-ruse e greke që synojnë të dëmtojnë interesat kombëtare shqiptare.

Përmes një reagimi publik, Morina ka apeluar që qytetarët të tregohen të kujdesshëm ndaj propagandave dhe manipulimeve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së aleancave me shtetet që kanë mbështetur shqiptarët në momentet më të rëndësishme të historisë së tyre.

Postimi i plotë i Jahir Morinës:

THIRRJE KOMBËTARE

Historikisht, populli shqiptar në shumë momente vendimtare është rreshtuar në anën e gabuar të historisë, duke u ndikuar dhe mbështetur nga fuqi që nuk kanë qenë mike të kombit shqiptar. Nga ndikimet ruso-kineze në Ballkan te interesat serbe, greke e, deri diku, edhe turke, si dhe agjentura të tjera të huaja, shpesh kemi qenë objekt i manipulimeve të organizuara kundër interesave tona kombëtare.

Fatkeqësisht, këto ndikime kanë gjetur gjithmonë strehë dhe mbështetje te një pjesë e shqiptarëve në të gjitha trojet ku ne jetojmë. Kjo është një nga faqet më të errëta të historisë sonë politike dhe kombëtare.

Të dashur qytetarë dhe bashkëkombës,

Me përgjegjësi të plotë ju drejtohem duke ju bërë thirrje të mos bini pre e propagandave, manipulimeve dhe misioneve të fshehta që synojnë të dëmtojnë pozicionin historik dhe strategjik të kombit tonë.

Shqiptarët kanë mbijetuar dhe kanë avancuar si komb falë aleancave me vendet mike që kanë mbështetur lirinë, shtetndërtimin dhe të ardhmen tonë. Ne duhet të ruajmë dhe forcojmë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Izraelin dhe vendet e tjera mike të Evropës, që kanë qenë pranë nesh në momentet më të rëndësishme të historisë.

Mos lejoni që interesat e huaja të na përçajnë. Interesi kombëtar duhet të jetë mbi çdo interes tjetër.

Për kombin, për të ardhmen dhe për brezat që vijnë.

Me respekt,

Jahir Morina – GIPA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isuf Sherifi Simbolin tonë kombëtar, shqiponjën, e kemi ngrënë, e…