Haxhiu: Gjendja në Kosovë mund të ndryshohet vetëm me zgjedhje

18 mars 2019 | 13:13

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se në Kosovë ende nuk ka veprim serioz në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kosova ka shumë probleme me sistemin e drejtësisë dhe ende s’kemi parë veprim serioz për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

“Dy nga problemet në Kosovë janë mungesa e zhvillimit ekonomik si dhe mungesa e luftimit të krimit të organizuar”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se për shkak të këtyre problemeve numri i papunësisë në Kosovë është duke u rritur çdo ditë.

“Janë afër 40 për qind e popullsisë që janë të papunë. Mbi 18 për qind janë në varfëri ekstreme, por kemi një grup njerëzish që mbajnë më shumë se dy vende pune, madje deri në 6 e 7 vende pune. Ata i gjejmë në ekzekutiv, legjislativ e sidomos në sistemin e drejtësisë”, ka deklaruar Haxhiu.

Më tutje, Haxhiu, ka thënë se kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ushtron shumë detyra publike. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se Lumezi do duhej të merret me vetëm me pozitën e kryeprokurorit të Shtetit, për shkak se sipas saj në Kosovë është duke lulëzuar krimi dhe korrupsioni.

Ajo ka thënë se kjo gjendje nuk mund të ndryshohet me këta njerëz, por vetëm me zgjedhje të reja.

/Epoka e re/

Kryeprokurori tepër i zënë për ta luftuar korrupsionin

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Montag, 18. März 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Houston Rockets ka triumfua kundër Minnesota Timberwolves me rezultatin 117-102.…