Houstoni mposhti Minnesotan

18 mars 2019 | 13:09

Houston Rockets ka triumfua kundër Minnesota Timberwolves me rezultatin 117-102.

Chris Paul shënoi 25 pikë dhe asistoi 10 herë. Po kaq herë shërbeu edhe James Harden për shokët e skuadrës, ndërkohë që realizoi vetëm 2 pikë, sikurse edhe Clint Capela. Ky i fundit spikati edhe me 13 topat e rikuperuar. Karl-Anthony Towns ishte më i miri për mysafirët, teksa shënoi 22 pikë, asistoi 6 herë dhe rikuperoi 10 topa.

Fitore e vlefshme për Los Angeles Clippers, që kaloi me sukses Brooklyn Nets me shifrat 119-116. D’Angelo Russell (32 pikë, 5 asistime, 10 rikuperime) nuk ia doli të përballonte dot forcën e grupit të Clippers. Lou Williams (25 pikë), Danilo Gallinari (20 pikë, 5 asistime, 11 rikuperime) dhe Montrezl Harrell (20 pikë, 1 asistim, 10 rikuperime) ishin ata që nderuan vendasit në arritjen e rezultatit pozitiv.

Orlando Magic kaloi me sukses Atlanta Hawks. Kjo ndeshje përfundoi 101-91 dhe ishte Nikola Vuçeviç njeriu i ndeshjes, pasi shënoi  27 pikë, dha 3 asistime e rikuperoi 20 topa. Fitore edhe për Sacramento Kings, që mposhtu Chicago Bulls me rezultatin 129-102.

Rezultatet

Orlando Magic – Atlanta Hawks                 101-91
Sacramento Kings – Chicago Bulls             129-102
Houston Rocket – Minnesota T.                  117-102
Los Angeles Clippers – Brooklyn Nets       119-116

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetaren e…