Haxhiu: Konfiskimi pasurisë së pajustifikueshme i hapë rrugë zhvillimit ekonomik

13 prill 2021 | 14:54

Ministrja e Drejtësie, Albulena Haxhiu, ka thënë se miratimi nga Qeveria e Kosovës i Koncept-dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i hapë rrugë luftës kundër korrupsionit  dhe zhvillimit ekonomik.

Haxhiu pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se baza aktuale ligjore nuk ka qenë efikase në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Ka qenë alarm për qeverinë tonë në mënyrë që të luftohet korrupsioni dhe t’i hapet rruga zhvillimit ekonomik të vendit. Ky projektligj hap rrugën është themelim i një institucioni. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi para vetës dhe kjo do të jetë e mundur nëse punojmë me nder dhe profesionalizëm”, ka thënë Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen do të tentojë rikthimin në ndeshjen e dytë…