Haxhiu, Kurtit: Nuk ju gjuajtëm me vezë sikurse ju Isa Mustafën

22 qershor 2022 | 14:03

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë të mërkurën gjatë seancës së Kuvendit se opozita nuk e ka gjuajtur me vezë kryeministrin Albin Kurti siç kishte vepruar ai ndaj Isa Mustafës në vitin 2015.

Haxhiu ka theksuar se marrëveshja e 21 qershorit për energjinë është e njëjta me atë të vitit 2013.

“Nuk të gjuajtëm me vezë sikur ti që e ke gjuajtur Isa Mustafën, por ta argumentuam se marrëveshja është e njëjta”, ka thënë Haxhiu.

Më tutje, Haxhiu i ka thënë Kurtit se gjatë kësaj kohe ka ndodhur tri protesta të punëtorëve shëndetësorë, duke kërkuar nga ai ta ketë vëmendjen ndaj krizës sociale në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ronela Hajati pritet të sjellë së shpejti këngën e re.…