Haxhiu: Kushtetuesja i dha grusht vullnetit të popullit

29 maj 2020 | 00:08

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur skandaloz aktgjykimin e Kushtetueses në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e qeverisë.

Ajo përmes një postimi të shkurtër në “Facebook”, ka shkruar se Kushtetuesja i dha grusht vullnetit të popullit.

“Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit! Vendim skandaloz!”, ka shkruar Haxhiu, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar pas aktgjykimit…