Haxhiu ndan 10 bursa për studentë në dhjetëvjetorin e pavarësisë

07 shkurt 2018 | 19:34

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do t’i shpërndaj 10 bursa për studentë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Kam filluar me 8 bursa, ndërsa këtë vit për hir të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të ndajë nga buxheti im personal edhe 10 bursa për studentë”, ka shkruar Haxhiu.

“Pas luftës për liri dhe pavarësi, qëllimi i gjithë neve mbetet arsimimi e ecja përpara përkrahë kombeve të përparuara, kjo mund të arrihet vetëm me dije! Andaj këto 10 BURSA për studentë, uroje që sadopak të kontribuojnë në këtë drejtim”.

“Përveç ndarjes se këtyre 10 bursave, objektiv i imi është që se bashku me donatorë deri në fund të këtij viti të përmbyllim ndërtimin e 10 shtëpive për njerëzit me nevojë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të mërkurën ka…