Haxhiu nderon jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes
24 prill 2026
| 11:00
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot ka marrë pjesë në homazh përkujtimor dhe është shkruar në Librin e Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja.
Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, me vendim të U.D. presidentes Haxhiu, dita e sotme, e premte, 24 prill 2026, është shpallur Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.



