Haxhiu: Ne propozuam që seanca për shpërndarjen e Kuvendit të mbahet më 8 ose 14 gusht

05 gusht 2019 | 13:04

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albulena Haxhiu, ka thënë se caktimi i seancës për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht duket shumë i largët.

Sipas saj, gjatë kësaj periudhe subjektet e tjera mund të futen në pazare për qeveri teknike ose mandatar të ri pa zgjedhje.

Haxhiu ka treguar se LV-ja ka propozuar që seanca për shpërndarjen e Kuvendit të mbahet më 8 ose 14 gusht.

“Caktimi i seancës për shpërbërjen e Kuvendit me datë 22 duket shumë i largët për dy arsye të paktën. Së pari për shkak të nevojave që ka vendi për shkuarjen sa më parë në zgjedhje dhe së dyti për shkak mundësisë që subjektet tjera të futen në pazare për qeveri teknike ose mandatar të ri pa zgjedhje. Propozimi jonë në mbledhje të Kryesisë ishte që seanca për shpërbërjen e Kuvendit të mbahet me datë 8 ose 14 gusht”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tri ditët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast…