Në tri ditët e fundit, asnjë rast i thumbuar nga rriqrat në Malishevë

05 gusht 12:44

Në tri ditët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i thumbimit nga rriqrat në territorin e komunës së Malishevës. Kështu është thënë gjatë raportimit në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për aktivitetet tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim.

Sipas drejtorit komunal për shëndetësi, Liridon Hoti, gjatë këtij viti asnjë rast nuk është regjistruar me infeksion nga ethet hemorragjike, kurse në tri ditët e fundit, nuk është regjistruar asnjë rast i thumbit nga rriqrat, që do të thotë se është zvogëluar rreziku, por pavarësisht kësaj, gatishmëria e shërbimeve në raport me EHKK, do të jetë sikur ditët e para dhe kujdesi do jetë i vazhdueshëm.

Në mbledhjen e sotme, bazuar në raportet e drejtorive komunale, u deklarua se janë duke u realizuar shumë projekte në terren, ndërsa gjatë javës në vijim do të fillojnë së realizuari edhe disa projekte tjera. Po ashtu, sipas drejtorisë së arsimit, janë duke u bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, e në kuadër të përgatitjeve është në përfundim e sipër renovimi i objekteve shkollore dhe deri në shtator, pritet që të gjitha shkollat të jenë të gatshme, përfshi edhe dy objektet të reja shkollore, që priten të hapen për herë të parë.

Sa i përket mjedisit, sipas inspektoratit komunal, janë shqiptuar disa gjoba mandatore për ndotje të mjedisit, por duhet të rritet angazhimi nga ana e organeve përgjegjëse për mbrojtje dhe pastrim të ambientit, sidomos në këtë pjesë të vitit, në veçanti në qytet.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka mirëpritur vendimin e Kryesisë…