Haxhiu paralajmëron se do të komunikojnë me deputetë për të parë nëse kanë vullnet për të qenë pjesë e qeverisjes

10 tetor 2025 | 13:39

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka shprehur habinë e saj në lidhje me deklarimet e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi rreth dyshimeve për procedurat e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit, Nenad Rashiq.

“Konsideroj se për LV-në konsitutimi i Kuvendit është lajm i mirë në këtë drejtim më lejoni të falënderoj deputetët që kanë kontribuar. Është e habitshme qëndrimi i PDK-së. Ata nuk patën votë kundër Listës Serbe, sot të gjithë bashkë është dashur të jemi në një vijë dhe të mos lejojmë qëndrime jo të qarta me Listën Serbe duke pasur parasysh që dirigjohet nga Beogradi. Është e rëndësishme që Kuvendi është konstituar sepse nuk e kemi një nënkryetar përfaqësues që nuk e pranon Republikën e Kosovës”.

“Ju e dini që seanca e parë është thirrur nga presidentja e Osmani. Tani jemi më 10 tetor dhe nëse e sqarojmë situatën është se më shumë se katër muaj na ka marrë Gjykata Kushtetuese, për faktin që jemi ardhur në seancë dhe kemi votuar për ne jemi përballë me qëndrime kundrejt qoftë emrave të përçetshëm apo kundër konstituimit të Kuvendit, sot PDK-ja e dëshmoi këtë. Sot sërish me qëllimet e tyre tentuan të mos konstituohet Kuvendit. Ne si LV do te fillojmë me procedura për mandatarin e kryeministrit Albin Kurti, i cili do të drejtojë qeverinë Kurti 3. Kurti është personi më i votuar ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Jemi te interesuar që sa më parë te fillojmë me procedura do te vazhdojmë komunikimet edhe me deputet tjerë. Mund të ketë deputet që janë nga grupet tjera parlamentare. Mund të ketë edhe subjekte politike dhe kemi pasur përpjekjeje të bëjmë koalicion. Nuk po e pranojnë rezultatin zgjedhor është dashur atëherë të bëhet me kohë, në vazhdimësi kanë ndryshuar qëndrimet. Ne konsiderojmë që duhet t vazhdojmë me qeverinë por natyrisht nuk i përjashtojmë zgjedhjet e jashtëzakonshme këto qëndrime është dashur me kohë dhe jo te ndërrojnë në vazhdimësi qëndrimet e tyre”, ka deklaruar Haxhiu nga holli i Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nenad Rashiq, nënkryetari i sapozgjedhur nga radhët e komunitetit serb,…