Haxhiu: Pasurisë së sekuestruar po i humb vlera, Ligji për Byronë duhet të miratohet

11 maj 2023 | 11:58

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se kanë hasur në një varg sfidash sa i përket konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Këto komente ajo i bëri ne tryezën e organizuar nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, ku u diskutua mbi rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Ajo kërkoi bashkëpunim të të gjitha institucioneve në mënyrë që të forcohet Agjencia. Madje tha se pret që të miratohet Ligji për Byronë, në mënyrë që të gjithë ata që nuk mund ta arsyetojnë pasurinë t’u konfiskohet.

Haxhiu shtoi se brenga më e madhe mbete se pasuria e sekuestruara po mbetet me vite të tëra dhe po i humb vlera.

“Është e rëndësishme që jemi mbledhur këtu, ngase kemi hasur sfida në adresimin e çështjeve për pasurinë e konfiskuar dhe sekuestruara. Gjatë gjithë kësaj kohe jemi përpjekur që të i adresojmë sfidat. Por duhet bashkëpunim që ta fuqizojmë Agjencinë”.

“Jam optimiste që Ligji për Byronë do të mundësoj që e gjithë pasuria që nuk mund të arsyetohet të konfiskohet. Është e rëndësishme që të kemi bashkëpunim ndërmjet Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave. Qeveria ka miratuar koncept-dokumentin e Fondit të konfiskim që mjetet të destinohen për grupet e margjinalizuara”.

“Brenga më e madhe shumë pasur që janë ekspertuara po mbesin për vite të tëra dhe po përballemi me situata kur po humbin vlerën. Uroj që thyeza sot ë identifikojmë sfida që i kemi hasur në praktikë e që ta fuqizojë bashkëpunimin në praktikë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerina Daci shpalle te pavlefshme deftesat dhe diplomen e Sh.M.L.…