Haxhiu prezanton projektligjin për Trustin që mundëson tërheqjen nga 10 deri në 30 për qind të kursimeve

25 maj 2022 | 11:53

Komisioni për Buxhet dhe Transfere në mbledhjen e sotme është duke diskutuar për Projektligjin për Trustin,  i cili është hartuar nga deputetët e PDK-së.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në emër të grupit parlamentar të PDK-së ka paraqitur Projektligjin për Trustin në këtë komision.

“Në emër të grupit parlamentar të PDK-së, në cilësinë e propozuesit të Projektligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, ne kemi propozuar Projektligjin për Trustin. Ky projektligj është dërguar për mendim në qeveri dhe u është shpërndarë deputetëve. Të nderuar anëtarë qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me krizë ekonomike andaj kemi iniciuar ndryshimin e Ligjit për Trustin që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja nga 10 deri në 30 për qind”, ka thënë Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, ka bërë me dije me këtë Projektligj rregullohet përqindja e tërheqjes së mjeteve varësisht nga kursimet që kanë qytetarët në Trust.

“Në nenin 1, saktësohet qëllimi, ky ligj u krijon pjesëmarrësve të Trustit tërheqja nga 10 deri në 30 për qind. Në nenin 12 a, pjesëmarrësit mund të tërheqin 10 deri në 30 për qind  sipas përshkrimit në vijim: Personat që kanë më pak se 10 mijë euro kanë të drejtë të tërheqin deri në 30 për qind  të të hyrave. Personat që kanë kursime pensionale nga 10 mijë deri në 19 mijë e 999 euro kanë të drejt të tërheqin 25 për qind, kurse ata që kanë nga 30 mijë deri në 39 mijë e 999 euro, kanë të drejtë të tërheqin deri 20 për qind”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Komandanti Legjendar i UÇK-së Adem Jashari e kishte…