ADEM JASHARI SHTËPINË E KISHTE SHËNDËRRUAR NË KAZERMË USHTARAKE

25 maj 2022 | 11:51

Ismet Sylejmani

Komandanti Legjendar i UÇK-së Adem Jashari e kishte hapur kazermen në familje!

Është normale dhe njerëzore, që kazerma ushtarake të jetë atje ku merr vendim shteti, atje ku rreshtohet e stervitet ushtarakisht ushtria, por është heroike dhe legjendare që kazerma të hapet në familje, këtë e ka bërë familja titanike Jashari nga Prekazi, familja e Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari!

Familja ushtri, shtëpia kazermë!
Ky është përkufizimi i shkurtë dhe i qartë!

Populli shqiptar i Kosovës në veçanti dhe populli shqiptar në përgjithësi, përgjithmonë përmes Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes lavdimadhe heroike Jashari, kanë arritur majat e nderimit kombëtar e ndërkombëtar!

Adem Jashari shtëpinë e kishte shëndërruar në kazermë ushtarake!

Dhe duhet ta themi fuqishëm se, grave e burrave të Mirditës sokoleshë e të papërkukur, u ka hije të këndojnë në kor, në Shtëpinë Kazermë të Familjes Ushtri të Jasharajve të pavdekshëm e fanarë në jetë të jetëve për gjeneratat që do të vijnë dhe për mbarë njerëzimin përparimtarë, paqedashës e demokratik!

Prishtinë, 25 Maj 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Khloe Kardashian është shprehur së fundmi se ndihet mjaft e…