Haxhiu: Situata me pandeminë është kritike, buzë kolapsit

31 korrik 2020 | 19:55

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka vlerësuar se situata me pandeminë në vend “është kritike, buzë kolapsit”.

Sipas tij, “interesat grupore, politike, partiake dhe elektorale ishin prioritet i Qeverive të mashtrimit Hoti dhe Kurti të cilat nuk e kishin prioritet problemin e madh të pandemisë COVID-19”.

Ai ka paralajmëruar nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” se “është momenti i fundit që përgjegjësit institucional të veprojnë sepse nesër mund të bëhet vonë”.

Postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

Situata me pandeminë është kritike, buzë kolapsit!

1650 raste pozitive dhe 63 raste të vdekjes janë regjistruar vetëm në javën e fundit.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 3525, QKUK dhe spitalet rajonale janë të stërmbushura me pacientë.

Personeli shëndetësorë tani e 5 muaj po e bëjnë maksimumin në përkujdesjen ndaj pacientëve por është stërlodhur për shkak të mbi ngarkesës, 5 mjek kan humbur jetën në betejë me coronavirusin dhe 765 profesionist shëndetësorë janë infektuar me COVID-19.

Situata me pandeminë në Kosovë është përkeqësuar për shkak të lirimit të masave :

-pa miratuar Ligjin Anti-COVID-19,

-lirimit pa masa të qarta mbrojtëse,

-për shkak të keqmenaxhimit,

-për shkak të keqperdorimeve në kohë të pandemisë,

-për shkak të vendosjes se personave politik, jo kompetent në vendimmarrje dhe në udhëheqje,

-për shkak se dominuan interesat politike, partiake e elektorale para shëndetit të qytetarëve,

-për shkak të vendimarrjës populiste dhe joprofesionale.

Interesat grupore, politike, partiake dhe elektorale ishin prioritet i Qeverive të mashtrimit Hoti dhe Kurti të cilat nuk e kishin prioritet problemin e madh të pandemisë COVID-19.

Demaskimi i “partnerëve të mashtrimit” u pa më së miri dje në Kuvend të Kosovës kur deputetët e partive LDK e LVV nuk votuan amendamentin tim për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë, policinë dhe për punësim të stafit të ri në spitale.

Është momenti i fundit që përgjegjësit institucional të veprojnë sepse nesër mund të bëhet vonë.

Të nderuar qytetarë, pasi që qeveritë e mashtrimit nuk janë të shqetësuar me 1650 raste pozitive dhe 63 vdekje nga COVID-19 në javën e fundit dhe 31 vdekje në 48 orë e fundit.

Ju bëj apel që të jeni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, të respektoni masat mbrojtëse, mbani maska, mbani distancën, mos u përshëndetni dorë më dorë, pastroni duart, dezinfektoni ambientin ku jetoni e punoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka njoftuar për një largim të rëndësishëm nga…