Haxhiu thotë se Hoti në ShBA është pajtuar ta fsheh të vërtetën për të zhdukurit

01 tetor 2020 | 12:31

Gati një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, Lëvizja Vetëvendosje ka gjetur edhe një pikë në dokument për ta kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti. Për këtë, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media, raporton Gazeta Express.

Zyrtarja e lartë e kësaj lëvizje, Albulena Haxhiu, ka thënë se pika 11 e marrëveshjes i barazon qytetarët serbë që e lëshuan Kosovën me viktimat dhe të pagjeturit shqiptarë.

Madje ajo ka shkuar edhe më larg, duke thënë se Hoti është pajtuar që ta fsheh të vërtetën për të zhdukurit.

“Përmes një paragrafi barazohen të pagjeturit me ata që janë zhvendosur nga vendi. Pra, barazohen qytetarët që janë vrarë e zhdukur nga Serbia, me ata që janë larguar nga Kosova, për çka Kosova nuk mund të mbahet përgjegjëse… Hoti, me anë të atij nënshkrimi është pajtuar që ta fsheh të vërtetën për krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë”, ka thënë Haxhiu.

Kjo është pika e marrëveshjes së 4 shtatorit që është kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje:

-Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, ka bërë me dije…