Haxhiu thotë se ngjarja në Drenas duhet të jetë alarm për të gjithë

06 shkurt 2019 | 17:21

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se dhunimi dhe shfrytëzimi seksual, i një vajze 16-vjeçare nga një zyrtar policor në Drenas duhet të jetë alarm për të gjithë.

“Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë e përveç zyrtarit policor, përgjegjës janë edhe gjinekologu por edhe mësimdhënësi. Nëse heshtim, raste të tilla do të shtohen dhe kriminelët do të shpëtojnë pa asnjë ther në këmbë!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka…