Haxhiu tregon sa ministri do t’i ketë Qeveria e drejtuar nga Kurti

23 tetor 2019 | 16:35

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se në Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti nuk do të ketë më shumë se 15 ministri.

Ajo ka thënë për “Kosovapress” se synimi i tyre është që Qeveria e re të funksionojë me 12 ministri, por jo më shumë se 15 sosh.

“Nuk do të jenë 21 ministri me qeverisjen Kurti, pra si numër është përmendur numri 12, por assesi nuk mund të bëhen më shumë se 15. Këtë po e them për faktin, sepse në fushatën zgjedhore edhe zotëri Kurti, por edhe zonja Osmani, kanë nënshkruar një marrëveshje dhe kanë bërë disa zotime dhe aty ka qenë përveç tjerash edhe një zotim që qeverisja e ardhshme të mos t’i ketë më shumë se 15 ministri. Pra, synimi është t’i kemi 12, por assesi nuk do të jenë më shumë se 15 ministri. Ne po punojmë që t’i kemi 12. Kjo do të jetë pak e vështirë, sepse kemi shumë agjenci të cilat duhet të fuzionohen, dhe janë shumë ministri që do të fuzionohen në këto 12 ministri”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez, Owen Wilson dhe Maluma ishin duke xhiruar një…