
Haxhiu: Vetëvendosje s’ka numrat për Qeveri – po vazhdon maskaradën e bllokimit të Kuvendit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç e quajti ai, “maskaradën e makinacioneve të bllokimit të konstituimit të Kuvendit.”
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se gjatë seancës së sotme është bërë “gafa e radhës” nga VV ku, sipas tij, kryesuesi i seancës ka shkelur rregulloren e Kuvendit.
“Sot LVV bëri gafën e radhës, dhe kryesuesi shkeli rregulloren e Kuvendit, pasi ata që kanë shumicën në Kuvend nuk e bllokojnë konstituimin e Kuvendit te votimi i kryetarit dhe nënkryetarëve sepse nuk mund pastaj të kalojnë në hapin për krijimin e Qeverisë.” – tha ai.
Postimi i plotë:
LVV nuk i ka numrat për krijimin e Qeverisë, prandaj po vazhdon maskaradën e makinacioneve të bllokimit të konstituimit të Kuvendit.
Sot LVV bëri gafën e radhës, dhe kryesuesi shkeli rregulloren e Kuvendit, pasi ata që kanë shumicën në Kuvend nuk e bllokojnë konstituimin e Kuvendit te votimi i kryetarit dhe nënkryetarëve sepse nuk mund pastaj të kalojnë në hapin për krijimin e Qeverisë.
Nuk mundet VV t’ua imponojë votimin për kryetar të Kuvendit nëse paraprakisht nuk i ka 61 vota te cilat do të duhej t’i arrinte me marrëveshje me ndonjë parti politike për qeverisje.
Përfaqesuesit e LVV-së sot thanë se ata mund të propozojnë nënkryetarin e Kuvendit edhe të votojnë kundër.Çfarë gafe…!!!
Aktualisht në Kuvend nuk ka pozitë dhe opozitë sepse askush nuk po dëshmon se e ka shumicën në parlament. Kjo i bie që nuk janë votat as për Qeverinë.
Nga viti 2011 prej kur LVV është në Kuvend asnjëherë nuk e ka votuar kandidatin e pozitës për kryetar të Kuvendit, pse tani të tjerët duhet me ja votu kanditatin VV-së?
“Herë këtë të enjte e herë në atë të enjte, o Albin boll na rrejte”- ky është hiti më i ri që i shkon për shtati kësaj situate të krijuar nga LVV-ja.
Ku janë votat që deklaronin se i kanë?