Hazard e përsërit: Jam i lumtur te Chelsea

19 shkurt 13:01

Mesfushori Eden Hazard e ka përsëritur edhe një herë së është i lumtur te skuadra e Chelseat në Premier Ligë dhe se nuk dëshiron të largohet.

Mesfushori belg në vazhdimësi është lidhur më një transferim në Real Madrid ose Paris Saint-Germain.

“Dëgjoj shpesh të flitet se do shkoj te Reali apo te PSG-ja. Ato janë dy klube shumë të mira, por unë luaj te Chelsea dhe jam shumë i lumtur. Tifozët më respektojnë dhe mbështesin, skuadra më vlerëson dhe familja ime ndihet mirë me jetesën në Londër, ndaj për momentin nuk kam ndërmend të lëviz”, ka thënë Hazard.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci dhe Liburn Aliu, kanë…