Hazard: Kam ardhur në Real për Ligë të Kampionëve

31 tetor 2019 | 11:40

Eden Hazard iu bashkua Real Madridit nga Chelsea verën e kaluar për një tarifë që u raportua të jetë prej 100 milionë eurove.

Belgu ka fituar dy tituj në Premierë Ligë dhe dy trofe të Evropa Ligës gjatë kohës së tij në Londër, por i ka munguar medalja si një fitues i Ligës së Kampionëve.

“Ashtu siç e kam thënë në ditën time të parë, për mua Liga e Kampionëve është e rëndësishme. Në Londër unë kam arritur vetëm në gjysmëfinale. Chelsea ka fituar të vetmin trofe në Ligë të Kampionëve një vit para se t’i bashkohem asaj”, ka thënë Hazardi. “Këtu e kanë fituar shumë herë gjatë viteve të mëparshme dhe është vështirë për të fituar këtë çdo sezon sepse janë shumë skuadra të përfshira, por unë kam ardhur këtu për ta fituar këtë sepse është e rëndësishme për të gjithë dhe kështu është edhe për mua”, ka shtuar Hazardi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Trajneri Dejan Vukiqeviq pas tre muajsh është larguar nga skuadra…