Hazard: Mbappe e meriton ‘Topin e Artë’

18 nëntor 2018 | 20:23

Eden Hazard vlerësohet si një nga kandidatët për “Topin e Artë”, por ka qenë vetë lojtari belg që ka folur për këtë temë, duke thënë se për këtë vit nuk e meriton këtë çmim.

“Vij nga një stinor i mirë, por duhet të jem me këmbë në tokë. Nuk mendoj se e meritoj ‘Topin e Artë’, sepse në këtë moment ka lojtarë më të mirë”, ka thënë Hazard.

“Do të thosha që e meriton Luka Modriq, por që prej gushtit e deri më tani nuk ka luajtur aq mirë si zakonisht. Nëse duhet të merrej në konsideratë ecuria e gjithë stinorit, atëherë këtë çmim do t’ia jepja Mbappes”, ka shtuar Hazardi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Portos, Iker Casillas, ka thënë se do të…