Hazardi pas debutimit: Luajta në stadiumin ku kam ëndërruar

16 shtator 2019 | 11:26

Eden Hazard ka debutuar me Real Madridin në La Liga. Anësori belg iu bashkua klubit spanjoll këtë verë nga Chelsea, por për shkak të lëndimit ai ka humbur tri ndeshjet e para në kampionat.

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme t’i shikoja tifozët që më duartrokisnin. Është një stadium i bukur ku ëndërroja të luaja që nga fëmijëria”, ka thënë Hazardi, i cili shpreson të japë më të mirën nga vetja për të arritur shumë fitore dhe trofe me fanellën e “Los Blancos”.

“Shpresoj se ky është fillimi i një faze të re, pozitive për mua. Shpresoj të jap më të mirën, së bashku me shokët e ekipit dhe të arrijmë shumë fitore dhe trofe”, ka shtuar Hazardi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Boris Johnson pritet t’i thotë presidentit të Komisionit…