Hazardi po luan sezonin e fundit në Real Madrid

29 tetor 2021 | 12:28

Eden Hazard ka nisur sezonin e tij të tretë me fanellën e Real Madridit, ku u transferua për më shumë se 100 milionë euro verën e 2019-ës, megjithatë përshtatja e tij në kryeqytetin spanjoll nuk ka qenë aspak në nivelet e pritshmërisë.

Dëmtimet e shpeshta nuk e kanë lënë belgun të tregojë veten në fushë dhe shpesh edhe kur ka qenë i disponueshëm, nuk është preferuar në formacion nga trajnerët, ndaj jo më kot numëron vetëm 52 ndeshje të luajtura, shumicën e të cilave duke ardhur nga bankina.

Në madrid janë të gjithë të zhgënjyer nga ylli belg, i cili tashmë ka filluar të mendojë për të lënë sa më shpejt Realin, pasi dëshiron të rikthehet në formën më të mirë, duke qenë se viti i ardhshëm është ai i Botërorit, trofe të cilin do të ketë shansin e fundit ta fitojë me Belgjikën.

Mediat spanjolle raportojnë se Hazard u ka kërkuar drejtuesve të Realit që të rikthehet sërish në Premier Ligë, kampionat ku ka spikatur me fanellën e Chelseat dhe janë pikërisht blutë e Londrës ata që do të provojnë ta marrin në huazim në muajin janar.

Për Hazard ka shfaqur interes edhe Newcastle, që i garanton një vend si titullar i padiskutueshëm në formacion, megjithatë ylli belg dëshiron të shkojë në një klub ku të mund të luajë edhe për objektiva madhorë, jo për mbijetesën, që kanë synim “Magpies” këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është bashkangjitur thirrjes për…