Haziri: Dialogu po duket kafshatë që s’po mund ta kapërdijë kryeministri Kurti

11 shtator 2023 | 11:32

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se ende është e paqartë se çfarë do të diskutohet në takimin e 14 shtatorit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Haziri ka thënë se në lidhje me këtë çështje nuk janë deklaruar as ndërmjetësit ndërkombëtarë dhe as kryeministri Kurti.

“Ka kohë që unë kam paralajmëruar një shtator të nxehtë për qeverinë Kurti. 14 shtatori ende është me agjendë të fshehur, as kryeministri dhe as ndërmjetësit ndërkombëtarë nuk kanë njoftuar se cila do të jetë çështja që do të diskutohet. Jo vetëm deeskalimi për të cilën duhet të takohen palët, por cilat janë pritjet që 14 shtatori me zhbllokuar gjendjen dhe lehtësuar masat ndëshkuese. Ende është e paqartë”.

“Dialogu po duket kafshatë qe s’po mund ta kapërdijë kryeministri Kurti”, ka thënë Haziri, duke shtuar se Kurti po e lyp shpëtimin e marrëveshjes së tij të keqe në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 dhe “kjo është e vërtet”.

“Dialogu po duket kafshatë qe s’po mund ta kapërdijë kryeministri Kurti. Tani obligimet ndërkombëtare të Kosovës nuk është mirë që të diskutohen. Ato merren si përgjegjësi. Z. Kurti po e lyp shpëtimin e marrëveshjes së tij të keqe në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 dhe kjo është e vërtet. I ka dhënë të drejtë të plotë LDK-së dhe partnerëve të tjerë për marrëveshjet e kaluara, të cilat kanë qenë e keqja më e vogël e mundshme që ka mund të ndodhë”,  ka thënë Haziri për “Blic”.

Sipas Hazirit, në këtë situatë që jemi duhet urgjentisht të riparohen edhe raportet me Shqipërinë që siç thotë ai, janë tejet të tensionuara.

“Në këtë situatë, duhet të riparohen marrëdhëniet, të cilat janë të dëmtuara edhe me BE-në, NATO-n, Shtëpinë e Bardhë dhe raportet jashtëzakonisht të tensionuara me Malin e Zi, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski ka thënë se…