Haziri e falënderon kompaninë ‘AR Katana’ për kontigjentin e katërt të ndihmave kundër Covid-19

03 prill 2020 | 14:22

Kompania “AR Katana” ka vazhduar me kontigjentin e katërt të ndihmave për Gjilanin, që përfshihen mjete higjienike, medicinale dhe pako për familjet në nevojë.

Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar kompaninë ‘AR Katana’ për ndihmën e dhënë në luftën kundër Covid-19.

“Falënderoj Muhamet Ajrullahun dhe kompaninë ‘AR Katana’ që edhe sot jep donacion për Komunën e Gjilanit, që përfshihen mjete higjienike, medicinale e pako për familjet në nevojë, për ta përballuar këtë situatë jo të lehtë për të gjithë qytetarët. Gjithmonë thuhet ‘miku i mirë në ditë të vështira’ dhe Muhameti ka qenë njëri nga donatorët e vazhdueshëm edhe para pandemisë, duke i bërë disa familje me kulm mbi kokë”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka thënë po përballen me izolim të virusit në pesë raste që janë të vetizoluar 15 individë, prej të cilëve dy kanë rezultuar negativë, duke përfshirë edhe eksponentin kryesor në Vrapçiq, e cila ka ardhur nga Gjermania.

Ndërsa pronari i kompanisë “AR Katana”, Muhamet Ajrullahu, e ka përgëzuar kryetarin Haziri angazhimin për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

“Sot kemi ndarë për institucionet 500 litra dezinfektues, disa qindra mantelë për mjekët, dorëza e pako ushqimore. Pas një jave do t’i shpërndajmë 100 pako ushqimore dhe 5 mijë kilogramë miell”, ka bërë me dije Ajrullahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Coronavirus” ka ndryshuar jetën e të gjithëve. Që nga përditshmëria…